“Më përdhunonte para fëmijës 3 vjeç”, rumunia denoncon shqiptarin në Itali
Një 39-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar nga policia pas denoncimit të bërë nga partnerja e tij. 24-vjeçarja rumune e kallëzoi shqiptarin për dhunë fizike dhe psikologjike, raportojnë mediat italiane.
Sipas saj, kjo situatë ka vazhduar prej disa vitesh, që nga 2014-ta. Por, ajo kishte frikë ta denonconte shqiptarin deri sa gjeti guximin për ta bërë. E reja i tha policisë italiane se 39-vjeçari e dhunonte vazhdimisht fizikisht dhe psikologjikisht.
Sikur të mos mjaftonin këto, shqiptari e detyronte partneren e tij që të kryenin marrëdhënie seksuale përpara fëmijës 3-vjeçar, me të vetmin qëllim sipas saj, që 39-vjeçari donte t’i tregonte se si kryhet akti seksual.
Por, pas 4 vitesh jetese të tillë nën frikë dhe poshtërim, 24-vjeçarja e denoncoi bashkëjetuesin në polici. Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për dhunë ndaj anëtarëve të familjes dhe abuzim seksual.
KOHA JONË SONDAZH

