“Me pesa kam qenë, por u bëra kryebashkiak”, Spaho-Dakos: Aq birbo sa je, bëhesh edhe kryeministër

“Me 5-sa kam qenë në shkollë, por u bëra kryebashkiak”, ky ka qenë komenti i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako që ka ngjallur reagimin e Edmond Spahos.

“Aq birbo sa je ti bëhesh edhe kryeministër. Por nuk je vetëm ti, pasi ke edhe Daj Kadriun dhe me dhjetëra ministra dhe drejtues të tjerë të institucioneve. Madje ka shumë që nuk kanë shkollë fare por janë kriminelë dhe hajdutë të mirëfilltë, përfaqësues të denjë të Rilindjes”, shkruan ndër të tjera Spaho në një reagim në Facebook.

Reagimi i plotë i Spahos:

Swiss Digital Desktop Reklama

Aq birbo sa je ti bëhesh edhe kryeministër. Por nuk je vetem ti, pasi ke edhe Daj Kadriun dhe me dhjetëra ministra dhe drejtues të tjerë të institucioneve. Madje ka shumë që nuk kanë shkollë fare por janë kriminelë dhe hajdutë të mirëfillte, përfaqësues te denje te Rilindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga qe jeni ju ka varferi e mjerim, ka papunesi, shendetesi “falas”, nuk rriten pagat e pensionet, po zbrazet vendi ne menyre te frikshme nga te rinjte, po “ndertohet aeroporti i Vlores, po jepen edhe WC-te publike me koncension 20-vjeçar, nuk ka Gjykate Kushtetuese, zgjidhet Prokurorja e Pergjithshme me 69 vota si dhe blihen zgjedhjet nga krimi i organizuar kurse “deputetet” shiten si dele.

Vetem Kadareja do te mund ta pershkruante tragjizmin dhe groteskun e rrugetimit tone nen Rilindjen e Daj Kadriut. Per fat, ai sikur ta ndjente se cdo te hiqnim, na I ka lene kater vargje tek Viti I Mbrapshte te cilat ne menyren me besnike pershkruajne Rilindjen e Daj Kadriut:

Per xhenet u nisem
Sosem ne xhehnem
Rilindje moj kucke
Na bere verem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?