Me Pirron, të kthyerin nga Greqia, që sot dëshmon se si pagat në turizëm janë njësoj si në rajon
“Me Pirron, të kthyerin nga Greqia që sot dëshmon se si pagat në turizëm janë njësoj si në rajon, ju uroj një të diel të mbarë nga Athina, ku sot kemi Panairin e Parë të Punës jashtë kufijve”- shkruan Edi Rama në postimin e kësaj të diele.
Kryeministri ndodhet sot në Athinë te Panairi.
Turizmi është një nga sektorët që po njeh më shumë rritje dhe zhvillim në vendin tonë, jo vetëm për numrin e të huajve dhe turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit, por edhe për investimet dhe transformimet që ka pësuar ky sektor duke nisur nga niveli i pagave, taksat e ulta, punësimi i personelit të kualifikuar etj.
Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot në Athinë ku pritet të marrë pjesë në Panairin e Parë të Punës jashtë kufijve, ndërsa ka përcjellë përmes një videomesazhi, historinë e shqiptarit Pirro Dhima, i cili është kthyer në Gjirokastër bashkë me familjen e tij, pas disa viteve të kaluara në emigracion në shtetin grek.
Përmes historisë së Pirros, “të kthyerit nga Greqia që sot dëshmon se si pagat në turizëm janë njësoj si në rajon”, Rama ka rikujtuar edhe njëherë Panairin e Parë të Punës jashtë kufijve, që vjen si një ftesë për të gjithë bashkëatdhetarët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në Shqipëri, ku mund të njihen me ofertat në sektorë të ndryshëm të punës dhe biznesit në vendin tonë, me pagat dhe kushtet e punës.
Nga ana tjetër, 43 vjeçari Pirro Dhima tregon se edhe ai emigroi në vitet 90’ në Greqi bashkë me familjen e tij, por pas shumë kohësh ata vendosën të rikthehen në atdhe për të nisur një biznes të fokusuar në sektorin e turizmit.
“Pasi unë mbarova universitetin, fillova të menaxhoj biznesin dhe filluan kërkesat më të larta për punonjës. Me rritjen e turizmit, kërkesat për punonjës të kualifikuar janë rritur, pagat janë bërë njësoj si në rajon, ndoshta edhe më të mira. Unë ftoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë që duan të kthehen në Shqipëri të vijnë ta provojnë, të punojnë këtu në këtë fushë në turizëm dhe jam i sigurt që nuk do të zhgënjehen. Turizmi këtu në Shqipëri dhe Gjirokastër është si në çdo vend të zhvilluar të botës”, thotë Dhima.
I riu e mbyll fjalën me një mesazh të gjyshes së tij që thoshte: “I qëndruari në vend, i punuari me mend”.
“I ftoj të gjithë të vijnë dhe të punojnë në ngritjen e Shqipërisë, pra aty ku është zemra aty hajde dhe puno”, përfundon ai.
KOHA JONË SONDAZH

