Me qen nuhatës dhe helikopter, arrestohen në Belgjikë tre shqiptarë

Policia në Belgjikë ka arrestuar tre shqiptarë që ishin pjesë e një bande hajdutësh që kryenin një seri vjedhjesh në të gjithë vendin.

Ishte pronari i një banese që vuri re bandën e shqiptarëve dhe njoftoi policinë. Për kapjen dhe arrestimin e tyre policia përdori qen nuhatës dhe helikopter, por vetëm njëri prej shqiptarëve arriti të shpëtonte dhe është i shpallur në kërkim nga policia.

Policia e gjurmoi bandën rreth orës 7 pasdite kur ata u përpoqën të hynin në Bilzersteenweg me veturën e tyre. Brenda një muaji, 15 hajdutë në zonën e policisë Bilzen-Hoeselt-Riemst u kapën.

SHKARKO APP