Me Ramën në Bruksel, zv.ministri feston ditëlindjen me birra (Fotolajm)

Për zv.ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, festa është e dyfishtë. Përpos momentit historik të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, ai mbrëmjen e djeshme në Bruksel, ka festuar edhe ditëlindjen.

“Moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët! Dyfish i lumtur në këtë datë të veçantë”, shkruan në facebook dhe ndan edhe disa foto nga festimet në Bruksel.

I shoqëruar dhe nga kolegë të tjerë dhe pjesëtarë të delegacionit, Lamallari shfaqet duke fikur qirinjtë dhe duke konsumuar nga një gotë birrë të ftohtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?