Me Redin, Kavaja rilindi dhe duhet të ecë Përpara!

Nga: Redjon Shtylla

Si fëmijë, por edhe adoleshentë, në Kavajë ishim mësuar që të simpatizonim verbërisht Partinë Demokratike. Për vite e vite me radhë, Kavaja i ka dhënë fitore të shumta PD-së, por ajo që ka marrë është shumë fare pak, gati asgjë. Nuk është turp të mbështesësh atë që punon, e jo atë që flet.

Në Kavajë, kryetari Redjan Krali që drejton bashkinë prej katër vitesh, meriton që të vijojë përpara me punën që ende ka nevojë ky qytet. Nuk duhet më që Kavaja, e cilësuar si bastion i së djathtës, të ndryshojë në këtë moment dhe të mos e pranojë që qyteti ka ndryshuar si kurrë më parë. Në 32 vite demokraci, bashkia është drejtuar 22 vite nga PD-ja, dhe 10 vite nga PS-ja.

Për ironi, ky qytet që është mbajtur si pishtar i PD-së, vetëm sot ka çerdhe, kopshte dhe shkolla moderne, me standarde europiane, gjë e cila është e pa mohueshme që kanë ndodhur vetëm këto 4 vite nën drejtimin e bashkisë nga Redjan Kralit dhe falë punës së heshtur që ai ka bërë. Është krim të mos duash ndryshimin që do të vijojë, për përmirësimin e qytetit. 4 vite nuk janë shumë për ndryshimin e gjërave në qytet. Tashmë komunat kanë qendra shëndetësore të reja, shkolla dhe institucione arsimore të reja, me kushte dhe standarde europiane. ”Në Kavajë dielli ka filluar të buzëqeshë përsëri, kjo kur populli i Kavajës provoi në drejtim Partinë Socialiste”,-tha nga Kavaja, kryeministri Edi Rama.

Kavaja ka pasur mbështetjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama në çdo projekt, në çdo ide, por mbi të gjitha në çdo ditë të vështirë, si ato të tërmetit që goditën edhe këtë qytet. Janë 404 apartamente të reja dhe nuk është pak.

Ndaj Kavaja nuk duhet që të jetë xhaketa e varur e askujt. Ka njerëz të ndershëm dhe punëtorë që duan që Kavaja të eci vetëm përpara dhe jo që për Kavajën të kujtohen kur ka protesta, kur i duhet për numër dhe e lanë në batë, të pa zhvilluar.

Është një park që po vijohet puna, është një stadium që pret të rilindë për të gjithë sportdashësit dhe futbollistët elitë që ky qytet ka nxjerrë.

”Do ndërtojmë stadiumin ashtu si do vazhdojmë me parkun dhe shtimin e këndeve të lojërave në çdo bllok lagjesh. Historia ka treguar që vetëm në drejtimin e PS-së Kavaja ka progres, e dini vetë si ka qenë Kavaja në këto 32 vite tranzicion, 22 vite është drejtuar nga të tjerët dhe ky është viti i 10 që drejtohet nga ne dhe do vazhdojmë përpara”,-tha kryetari dhe kandidati i PS-së, Redjan Krali në takimin përmbyllës që u mbajt sot në qytet.

SHKARKO APP