Me shpejtësi skëterrë, Hatit të Tik-Tok-ut i hiqet pantenta: Jashar bëj gati helikopterin
Hati dhe Jashari, personazhe të njohur në Tik-Tok, tashmë kanë probleme me ligjin. Ata janë gjobitur nga policia rrugore si dhe u është hequr patenta. Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit e makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.
Policia ka gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente dy të rinjtë. Ndërsa për Hatin, policia i ka pezulluar patentën për 6 muaj sepse po drejtonte një makinë me fuqi matorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor. vetë Hati në një reagim në Instagram, ka shpërndarë lajmin me një thirrje për Jasharin, që ti bëjë gati helikopterin.
”Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”,-njofton policia.