Me shpejtësi “skëterrë”, Policia Rrugore: 20 patenta të pezulluara, 6 shoferë në pranga
Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle intensive mbrëmjen e kaluar deri në orët e para të mëngjesit si masë për të rritur sigurinë rrugore në fundjavë.
Gjatë këtyre kontrolleve janë evidentuar disa shkelje, si shpejtësi, mungesë dokumentacioni, alkool etj. Sipas informacioneve zyrtare janë pezulluar 20 patenta, ndërsa 6 shoferë kanë përfunduar në pranga.
NJOFTIMI I POLICISË
Shpejtësia ✈️mbi normat e lejuara, alkooli 🍺në timon dhe garat e shpejtësisë, të çojnë vetëm në një destinacion, 📸👮🏻♂️, ose më akoma me keq, në 🚑!
20 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi dhe alkool, gjatë drejtimit të mjeteve.
6 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, të arrestuar “për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, (në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi)
Gjatë orëve të mbrëmjes të datës 25 shtator deri në orën 00:40 të mëngjesit të së shtunës, gjatë kontrolleve me radar në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan -Tiranë, janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit 11 drejtues mjetesh, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 150 km/h deri në 181 km/h.
Po gjatë këtij harku kohor, janë evidentuar dhe janë dërguar për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, 4 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke bërë gara ✈️shpejtësi me njëri-tjetrin në zonën e Bulevardit të ri i cili lidh Unazën e Re me Yzberishtin.
Ndërkohë kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat deri në këto momente janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 9 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin🚘 nën efektin e alkoolit 🥃, në masën që varionte nga 0.24 mg/l deri në 0.47 mg/l.
Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin🚘 në gjendje të dehur🍺🍺🍺, në masën që varionte nga 0.61 mg/l deri në 0.67 mg/l. Si dhe janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.
Mos fluturo në rrugë me automjet dhe mos e drejto atë në gjendje të dehur, se vret jetën tënde dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.