Më shumë alkool dhe kafe kanë konsumuar shqiptarët për 7 muaj

Gjatë 2021 shqiptarët kanë konsumuar më shumë pije alkoolike, kafe dhe pije energjike. Sipas doganave, importi i pijeve alkoolike u rrit me 71% në periudhën janar-korrik 2021, në krahasim me 7-mujorin e vitit 2020, ku konsumi shënoi një rënie me 42% për shkak të karantinës totale.

Gjatë vitit 2020, pijet alkoolike ishin produkti që u godit më shumë nga pandemia kjo edhe për shkak të mbylljes së bareve dhe sidomos klubeve të natës. Ky vit ka sjellë një rritje të konsumit të tyre, edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 pasi ka zgjerim me rreth 51%.

Prodhimi vendas ishte 445 mijë litra për janar-korrik 2021, me rritje 53% me bazë vjetore, por që ende është 18% më i ulët se në 2019-n. Sipas doganave në periudhën janar-korrik 2021 u importuan rreth 5 mijë ton kafe me një rritje prej 10% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s.

SHKARKO APP