Më shumë kohë për maturantët, ja kur do të nisin provimet

Duket se këtë vit ndryshe nga herët e tjera, provimet e maturës pritet të nisin në datë 13 qershor.

Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit përmes një udhëzimi i ka lënë më shumë kohë maturantëve për t’u përgatitur duke shtyrë në kohë nisjen e provimeve. Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj, i cili sipas një urdhri të dhjetorit të vitit të kaluar do të zhvillohej në datë 7 qershor, tashmë do të zhvillohet një javë më vonë dhe do të pasohet edhe nga tre të tjerë me një diferencë në kohë me 5 ditë .

Koha e shtuar nuk është risia e vetme e maturantëve, pasi maturantët këtë vit kanë pasur edhe ndryshime të tjera, duke filluar nga plotësimi i formularit A1 që në janar të këtij viti që i krijoi mundësi për t’u përgatitur sipas orientimit që ata kanë zgjedhur si edhe reduktimi i lëndëve me zgjedhje nga 24 alternativa në 8 të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, maturantët do të kenë vetëm një lëndë me zgjedhje si edhe do të jenë vetë ata që do të përzgjedhin gjuhën e huaj, të cilën dëshirojnë të zhvillojnë në provim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Maturantët që nuk arrijnë të kalojnë në provimet e maturës shtetërore, do të kenë mundësi të ri japin provimin në sesionin e dytë për të mos humbur mundësinë për të aplikuar më pas në universitete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?