Më shumë përfitime për studentët falë Programit të Besnikërisë HAPPY!

OnSolutions njoftoi sot bashkëpunimin më të fundit me Agjencinë e Rinisëtë Bashkisë Tiranë që mundëson përfitime shtesë për të gjithë të rinjtë e pajisur me kartën studentore, duke krijuar një sinergji unike midis Kartës HAPPY dhe Kartës së Studentit.

Karta HAPPY është programi më novator dhe më i madh i Besnikërisë në Shqipëri, i krijuar për të shpërblyer konsumatorët besnikë për çdo blerje. Programi është i bazuar në blerjet e anëtarëve dhe kombinon markat më të mira në Shqipëri nën një skemë të vetme. Aktualisht, katër kompani janë pjesë e programit, por kompania OnSolutions tregon se akoma më shumë do t’i bashkohen në të ardhmen.

Karta e Studentit, krijuar në vitin 2019 nga Agjencia e Rinisë në Bashkinë Tiranë, është mjeti nëpërmjet të cilit studentët përfitojnë mjaft avantazhe, tarifa të reduktuara dhe oferta të dedikuara, si nga institucionet publike ashtu edhe nga subjektet private, të cilët i janë bashkuar nismës së Bashkisë Tiranë. Partneri më i ri i kësaj nisme është kompania novatore OnSolutions.

“Ne jemi të lumtur të prezantojmë këtë bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, i cili është fryt i një pune shumë profesionale e të palodhur si nga ekspertët tanë, ashtu edhe nga Agjencia e Rinisë, për t’u gjendur sa më pranë nevojave të studentëve. Programi HAPPY po rritet, por ne jemi veçanërisht entuziastë për përfshirjen e studentëve dhe mundësimin e më shumë përfitimeve për ta. Si klient besnik, ju bëheni pjesë e uljeve dhe ofertave speciale që ju ndihmojnë të fitoni më shumë pikë. Ndërsa si  student i pajisur me kartën studentore, ju tashmë do tëkeni mundësi që përveç uljeve speciale të deritanishme me partnerët, të jeni pjesë e programit më të madh të Besnikërisë në Shqipëri – HAPPY, me të gjitha përfitimet që e shoqërojnë atë” u shpreh Aida Velaj, Drejtoreshë Ekzekutive në OnSolutions.

Cilat janë këto përfitime?

Mbledhje pikësh për çdo blerje dhe shpenzimi i tyre në dyqanet SPAR, NEPTUN, JUMBO, Fashion Group Albania.

6 kupona FALAS në nivelin 6,000 pikë me vlerë 3000 Lekë të shpërndara si me poshtë:

500 Lekë në SPAR

500 Lekë në Neptun

500 Lekë në Jumbo

500 Lekë x 2 në Fashion Group Albania (Geox, Parfois, Mango, Springfield, Cortefiel, Carpisa, Prenatal, Okaidi, Woman‘Secret)

500 Lekë në CORTEFIEL (Fashion Group Albania)

5 kupona FALAS në nivelin 10,000 pikë me vlerë 6000 Lekë të shpërndara si me poshtë:

500 Lekë në Spar

500 Lekë x 2 në Jumbo

500 Lekë në Fashion Group Albania (Geox, Parfois, Mango, Springfield, Cortefiel, Carpisa, Prenatal, Okaidi, Woman’ Secret)

4000 Lekë në Neptun (i vlefshëm për blerje mbi 20.000 Lekë)

Studentët tashmë do të përfitojnë edhe zbritje të dedikuara vetëm për ta:

Neptun: 2% ulje në kategoritë telefoni, IT, TV

5% ulje në kategoritë (MDA-FS, MDA-BIN, Klima, SDA & HPC dhe aksesorë)

SPAR: 3% ulje në faturën totale

JUMBO: 3% ulje në faturën totale

Fashion Group Albania: 5% ulje në çdo blerje/artikull të markave Springfield, Mango, Parfois, Carpisa

Çfarë të bëni tjetër si anëtarë të rinj të programit HAPPY? Ndiqni kartën HAPPY në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook për t’u përditësuar me të rejat më të fundit, si dhe dyqanet ku mund të bëni blerjet e ardhshme. Në HAPPY, misioni është përvoja e klientit besnik. Mësoni më shumë mbi një larmi përfitimesh, ofertash dhe kuponash të personalizuar, duke kontaktuar me skuadrën e trajnuar në kanalet e dedikuara të komunikimit nëweb, telefon dhe whatsapp, e cila personalizon fushatat në bazë të preferencave të konsumatorit. Shijoni më tej eksperiencën e blerjeve në të gjitha kompanitë partnere!

Rreth OnSolutions

OnSolutions, një nga kompanitë më të reja të Grupit BALFIN themeluar në vitin 2020, ofron Programe të Besnikërisë së Klientit, shërbime të hulumtimit të tregut dheshërbime të Kujdesit ndaj Klientit. On Solutions menaxhon programin më të madh të besnikërisë në Shqipëri, HAPPY, me gati 300,000 anëtarë që shpërblehen çdo vit. Me ekspertizën dhe inovacionin në fokus, OnSolutions ofron përvojat e nivelit tjetër për klientët.

SHKARKO APP