“Më të sigurt si komb sa më pranë SHBA-ve”, Lubonja i kthehet Tritan Shehut: Logjikë e Enver Hoxhës
Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, që solli vrasja e gjeneralit Qassem Suleiman, janë ndjerë edhe në Shqipëri pas deklaratës kërcënuese që bëri udhëheqësi suprem, Ayatollahu Ali Khamenei.
Në kulmin e këtyre debateve, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu deklaron se Shqipëria duhet të pozicionet pranë aleatit të saj strategjik SHBA-ve. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Shehu tha se në çështjet e sigurisë globale, vendi ynë ndjek padyshim linjën e SHBA, pasi ata janë partnerët tanë strategjik.
Mes të tjerash ai tha se PD ka qenë e deklaruar qartësisht sa i takon marrëdhënieve të saj me Amerikën, ndërsa e cilësoi të turpshme votat e qeverisë shqiptare kundër rezolutës së SHBA në OKB. Teksa Shehu tha se vendi unë është më i sigurt si komb, sa më pranë SHBA-ve, ka ndërhyrë analisti Fatos Lubonja, i cili tha se kjo ishte logjikë e diktatorit Enver Hoxha.
PJESE NGA DEBATI
Tritan Shehu: Çështja e Muxhahedinëve ka ndodhur që në kohën e Obamës. Erdhën 270 persona. A rrezikojmë ne apo jo duke marrë këtë apo atë?! Ne jemi një vend i angazhuar, nuk hymë në vendet e paangazhuara. Për ne aleati kryesor janë SHBA-të. Janë ata shkaku dhe forca kryesore e pavarësisë së Kosovës, e ndryshimeve demokratike në Mal të Zi dhe Maqedoni. Kur je i angazhuar, je. Pyetja e parë është; sa do i realizojë detyrimet e mia? Ne si PD e kemi deklaruar qartësisht edhe kur kjo qeveri votoi kundër rezolutave të SHBA. Ishte e turpshëm ajo që u bë ndaj rezolutës së SHBA. Ishte thikë pas shpine ndaj SHBA. Në çështjen e sigurisë globale ndjekim SHBA-të. Të jemi realist. Nëse ne luajmë rol aktiv, e luajmë në rajon. Dhe të duam që të luajmë rol në botë, s’luajmë dot.
Lubonja: Pse do vijë me ushtri Irani këtu?
Shehu: Unë e shtroj përgjigjen në formën e një pyetje. Kur jemi më të sigurt ne? Kur jemi pranë SHBA apo larg saj? Ne do jemi më të sigurt si komb, sa më pranë SHBA të jemi.
Lubonja: Kjo është logjika e Enver Hoxhës
Shehu: As më duhet fare ai. Flasim për vendin më të madh në botë, që është garancia e vlerave.
Lubonja: Gallup-i e quan vendin më të pasigurt në botë me sondazhet e tij.
Shehu: Kam ardhur që të them mendimet e mia dhe jo të Gallup-it. Ne jemi të sigurt kur jemi pranë SHBA. Garancia jonë dhe mbijetesa jonë lidhet me garancinë ndaj SHBA-ve. Ai u tregua fanatik. Kërcënim? E marr me rezerva. Detyra jonë është që të qëndrojmë bashkë me SHBA. Është gabim që të krijosh dyshime dhe jo solidaritet me SHBA. Pasi nxit dyshime. Ky realitet duhet parë në sy. Për mua ishte një detyrim që kishim ndaj SHBA-së. Ne realizuam një detyrim. Dikush çon ushtarë në luftë.
Lubonja: Pse nuk hynë amerikanët tek kurdët? Duhet ta pranojmë këtë fakt.
Shehu: Në radhë të parë jam shqiptar. Shoh interesin e shqiptarëve.
Lubonja: Të njëjtën gjë bën këta (të dyja palët PD-PS) kur shkoi ushtria në Irak. Këta e donin për mision lufte, për servilizëm. A e kanë pranuar që nga Trump, e Clinton, e Obama që ishte gabim ndërhyrja në Irak?!
Shehu: Nuk është thënë se ishte gabim.