“Më the lëre nusen, merr një tjetër”, përballen nënë e bir. Gruaja: Ish-burri kapi motrën!
Një zonjë e cila është nënë e dy fëmijëve dhe gëzon statusin e gjyshes, rrëfeu për emisionin “Me Zemër të Hapur”, se jeta e saj bashkëshortore ka qenë e vështirë dhe gati në kufijtë e tragjikes.
Për shkak të dhunës sistematike dhe tradhtisë nga ana e bashkëshortit ajo ka më shumë se 10 vite që është divorcuar nga bashkëshorti dhe ky i fundit ka ndërtuar, sipas gruas, një jetë të re.
Ajo që është shqetësuese për zonjën është fakti se ajo ndihet e braktisur nga gjithçka dhe jeton me ndihmën e kishave dhe ushqimit që mund t’i sigurojë ndonjë kalimtar.
Gruaja rrefen se dhuna dhe presioni psikologjik vazhdon edhe në ditët e sotme, ajo tregon se përndiqet, dhunohet dhe poshtërohet nga ish-bashkëshorti i cili, tregon ajo, “ka një jetë që më ka dhunuar e poshtëruar”.