Me urdhër nga lart/ Fillon dorëzimi i universiteteve
Duket se protesta përveçse u ka futur friken në palcë drejtuesve të qeverisë dhe universiteteve ka vënë në lëvizje edhe falangat e pushtetit nëpër godinat e unversiteteve që janë në drejtim te tyre.
Rasti i parë ka ardhur nga Shkodra ku rektori i këtij universiteti Adem Bekteshi i cili u akuza disa ditë më parë nga studentët se po mundohej të sabotonte protestën studentore ka shprëndarë një letër ku thotë se janë marrë parasysh kërkesat e studentëve.
Por kërkesat e studentëve tashme jane të qarta dhe ato pritet qe te marrin zgjdhje nga qeveria.
Pavaresisht kesaj, momentalisht vetem studentët e Universitetit të Shkodrës kanë arritur të plotësojnë tre kërkesat që ata i kanë drejtuar Rektoratit të këtij universiteti.
Në kërkesën që ata kanë firmosur më datën 7 dhjetor ata kërkonin:
Ndryshimin e notës mesatare për studentët në përfundim të ciklti studimor bachelor nga nota 9 në notën 7 e cila përkon dhe mesatarene nevojitur për ndjekjen e studimeve më të specializuara.
Përvec ndryshimit të notës të mundësohet liria e studenti për të zgjedhur mes provimit dhe temës së diplomës
2 – të mundësohet që për studentët të cilët kryejnë aktiviteve që i shërbejnë përgatitjes akademike sic janë ekspeditat. Të mos operohet me sistemit e rimbursimit por të përfshihet në buxhetin e USH
3- Të garantohet vënia në efektivitet e ndërtesës së re të Universitetit të Shkodrës brenda muajit janar 2018.
Rektorati u ka kthyer sot përgjigje që kërkesat e tyre plotësohen.
Aktualisht Këshilli studentor është mbledhur për të vendosur nëse do të solidarizohen me protestën e Tiranës.
/syri.net

KOHA JONË SONDAZH

