Meço: Rama s’mund të negociojë me ata që i quajti ngelës
Gazetarja Sonila Meço ka komentuar protestën e studentëve. Duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit Rama, Meço thotë se nuk mund të negociojë me ata që ai i quajti ngelësa. Sipas saj, Rama dhe qeveria kishin menduar se kishte ngordhur nervi i protestës.
Sonila Merço: E para do të pyesja kryeministrin po ta kisha përballë kujt po i drejtohet në këtë rast, asaj turme që dikur i quajti ngelës dhe që nuk i pranonte dot logjikën si protestohet? E dyta çdo të thotë të negociosh? Ne nuk kemi të bëjmë me një tarifë arbitrare, si në Francë. Këtu kemi të bëjmë me pasoja që nuk zgjidhen me negociata. Mbi të gjitha studentët kërkojnë të realizojnë qëllimet e tyre.
E treta që me vjen absurde sot, kryeministri duhet t’i drejtohet shqiptare për me një aferë të tmerrshme. Nëse sot studentët flasin për uljen e tarifave, për marrjen e parave që u bëhet atyre duke mos ju garantuar asrtsim cilësor, duhet t’i tregojë shqiptarëve se çfarë po ndodh me 18 mln eurot që po iknin nga xhepat për shkak të skandalit që kanë ndodhur një ditë më parë.
Pra shikoj nga ana e kryeministrit një sjellje në kushte presioni. Në këto kushtet do të duhet të shohim si do të sillet kryeministri në kushte presioni dhe ndoshta tani do filloj të besoj disa deklarata që kanë bërë disa deputetë socialistë “ne ishim të papërgatitur për këto protesta” . Ndoshta realisht kryemninistri dhe qeveria kishte besuar se nervi i protestës në këtë vend ka ngordhur, e para dhe e dyta që mund të polarizohej siç ka ndodhur. Siç shihet studentët po e mbajnë larg politikën dhe nuk ka ndarje apo ndasi.
https:
KOHA JONË SONDAZH

