Media britanike: Mafia shqiptare po shet pije alkoolike vdekjeprurëse në Greqi

Grupet shqiptare mafioze fshihen prapa shitjes së pijeve alkoolike vdekjeprurëse ne Greqi.

Ky është përfundimi i arritur nga investigimi i medias britanike ‘Sunday People’, që i referohet rastit të një 20-vjeçareje britanike që mbeti e verbër pasi konsumoi alkool në një lokal nate.

Sipas investigimit, gazeta britanike thotë se mafiozët shqiptarë kontrollojnë gjithçka dhe sekreti qëndron në shitjen e pijeve alkoolike me çmim shumë të lirë. Ajo merr si shembull çmimet e kokteileve, që kushtojnë 6 Euro dhe nga shqiptarët shitet për 2 Euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pijet janë më të lira për shkak se këto pije importohen nga Bullgaria. Ato janë më të lira dhe në këtë mënyrë fitojnë më shumë nga shitja e tyre. Bandat e shqiptarëve kanë bashkëpunëtorë në Bullgari dhe pijet alkoolike i prodhojnë në disa punishte të fshehura nëpër shtëpi. Më pas i shesin për turistët. Ata përdorin një substancë toksike që është shumë e rrezikshme”, shkruhet në artikull.

Swiss Digital Mobile Reklama

Informatori i gazetës britanike thotë se mafia shqiptare ka rritur kontrollin e saj në ishullin Zante 4 vitet e fundit pas krizës financiare greke, duke përfshirë furnizimin me alkool të lokaleve t natës, tregtinë e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit./SYRI.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?