Media britanike me titull bombastik: Mafia shqiptare na e mbushi vendin me kokainë
Një tjetër media britanike shkruan për ”bandat me shqiptarë” dhe lidhjet e tyre me trafikun e drogës. ”Birmingham”, në një shkrim të publikuar ditën e sotme, thotë se bandat shqiptare po përpiqen të kontrollojnë tregun e kokainës në qytet vitet e fundit dhe se po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e ndikimit të tyre. ”Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë”.
Artikulli i plotë
Është beteja e vazhdueshme midis oficerëve të Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe mafies shqiptare që përpiqen të përmbytin Birmingham me kokainë. Bandat nga vendi i Ballkanit janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në qytet gjatë viteve të fundit. Heroina është droga më e kontrabanduar tradicionalisht nga kriminelët në Ballkan, për shkak të vendndodhjes së tyre në shtegun e opiumit nga Afganistani në Europë. Shqiptarët kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen me kokainën.
Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kokainës, kështu që ata janë tërhequr në këtë vend. Londra është qendra kryesore e tyre, por ato janë shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Birmingham. Është një betejë për të cilën NCA thotë se po fiton, pasi ka arrestuar një numër të kosniderueshëm të lordëve të krimit shqiptar.
Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë.