Media britanike: Tirana surpriza e re e Ballkanit, kryeqyteti evropian që kombinon energjinë urbane me autenticitetin

Nëse ju pëlqen gjallëria e qyteteve të ngohta me diell, por ndiheni të lodhur nga destinacionet klasike të Evropës Perëndimore, ekziston një alternativë më pak e njohur që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen: Tirana, kryeqyteti plot energji i Shqipërisë, shkruan Laura Zilincanova në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

E vendosur në zemër të Ballkanit dhe e rrethuar nga kodra dhe male dramatike, Tirana ndërthur arkitekturën me ngjyra të ndezura me gjurmë të historisë osmane dhe komuniste, duke krijuar një identitet unik urban.

Qyteti shquhet gjithashtu për kulturën e tij të gjallë të kafeve, ku vendasit dhe vizitorët ndalen për të shijuar ritmin e jetës mesdhetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ekspert udhëtimesh e përshkroi Tiranën si një “përplasje magjepsëse të së vjetrës dhe të resë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mund të ecësh në një rrugë dhe të ndihesh sikur je në Qytetin e Vjetër të Hanoit, me dyqane të vogla, ndërsa pak më tutje zbulon instalacione të artit modern dhe hapësira kulturore bashkëkohore”, sipas një blog-u turistik.

Një kryeqytet evropian i përballueshëm

Krahasuar me destinacione si Italia apo Greqia, Tirana mbetet një nga kryeqytetet më të përballueshme të Evropës.

Një vakt i lirë kushton rreth 9 paund, një birrë rreth 2,28 paund, ndërsa bileta e transportit publik vetëm 36 qindarka. Edhe kafeja, një ritual i përditshëm në qytet, mund të shijohet për më pak se 2 paund.

Historia që rishpik veten

Ndër monumentet më të veçanta të qytetit është Piramida e Tiranës. E ndërtuar fillimisht si muze për diktatorin Enver Hoxha, ajo u shndërrua nga një simbol i komunizmit në një qendër konferencash, bazë e NATO-s gjatë Luftës së Kosovës dhe, pas një periudhe braktisjeje, është transformuar sot në një qendër moderne kulturore dhe teknologjike për të rinjtë.

Në Sheshin Skënderbej ndodhet Xhamia Et’hem Beu, një perlë e arkitekturës osmane me afreske të rralla, që ofron qetësi shpirtërore në zemër të qytetit.

Pak më tej, Xhamia e Madhe e Tiranës, një nga më të mëdhatë në Ballkan, kombinon dizajnin modern me traditën islame dhe është e hapur për të gjithe vizitorët.

Pamje panoramike mbi qytet

Vetëm pak minuta larg qendrës, Mali i Dajtit ofron një arratisje perfekte nga zhurma urbane. Me teleferikun “Dajti Ekspres”, vizitorët mund të shijojnë pamje panoramike mbi Tiranën dhe më gjerë, përpara se të bëjnë ecje, piknik ose thjesht të shijojnë ajrin e freskët malor.

Kur është koha më e mirë për ta vizituar?

Tirana mund të vizitohet gjatë gjithë vitit. Vera është e nxehtë, me temperatura që shpesh arrijnë 30–33°C, ndërsa dimri është i butë dhe më i qetë, me temperatura rreth 10–12°C — ideale për turistët që kërkojnë përvoja kulturore pa turma.

Më e arritshme se kurrë më parë

Interesi ndërkombëtar për Tiranën po rritet edhe falë zgjerimit të linjave ajrore. Kohët e fundit, “Ryanair” ka njoftuar 20 linja të reja drejt kryeqytetit shqiptar, duke e çuar totalin në 43 destinacione.

Fluturimet e reja nga Liverpuli, Birminghami dhe Dublini zgjasin pak më shumë se tre orë, me çmime që nisin nga vetëm 23 paund.

Me plazhe të kristalta që shpesh krahasohen me Maldivet dhe një kryeqytet plot jetë, Shqipëria dhe veçanërisht Tirana, po shndërrohet shpejt në sekretin më të bukur të Evropës. ata

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?