Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 13:55 Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një vizitë në pallatin pesëkatësh në Elbasan, ku shpërthimi tragjik i një bombole gazi u mori jetën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media e huaj: Shqipëria, vendi evropian me plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra

Aktualitet E hënë, 9 Mars 2026 09:15
Media e huaj: Shqipëria, vendi evropian me plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ky vend i vogël evropian ka plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra – por është shumë më i lirë, shkruan Stacey Leasca në një artikull të botuar në “Travel&Leisure”.

“Ndërsa ecja me kujdes mbi shkëmbinj, përpara meje shtrihej deti me ujë të ngrohtë dhe ngjyrë blu të kristaltë. U futa ngadalë në ujë, duke ndier qetësinë që e rrethonte gjithë bregun. Ngrita sytë drejt qiellit, i cili kishte të njëjtën nuancë blu si deti, dhe dëgjoja vetëm rrahjet e zemrës sime. Mbylla sytë dhe u zhyta nën ujë, duke kuptuar në atë moment se parajsa kishte edhe një emër tjetër: Shqipëri!”

Vizitova Shqipërinë, në fillim të qershorit për pushime verore me bashkëshortin tim.

Por në vend që të vizitonim vetëm plazhet e famshme, vendosëm të udhëtonim edhe në brendësi të vendit dhe të shihnim kryeqytetin, Tiranen, për të kuptuar më mirë se si ishte në të vërtetë ky vend.

Dhe na pëlqeu çdo pjesë e tij – pothuajse po aq sa edhe atyre që jetojnë aty.

Shqipëria është një perlë e fshehur në Evropë, e njohur për bukurinë e saj natyrore, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë. Nga plazhet e paprekura të Rivierës Shqiptare deri te majat e ashpra të Alpeve Shqiptare, ka diçka për çdo vizitor.

Mund t'ju interesojë

Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës

Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo: Po shqyrtojmë alternativat për zgji...

Tani
Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik

Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik

Para 49 minutash
GJKKO vendos të shpallë vendimin për të bashkëpandehurit e Veliajt, ja data e caktuar

GJKKO vendos të shpallë vendimin për të bashkëpandehurit e Veliajt, ja data e caktuar

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria po përjeton një rritje të madhe të turizmit, pasi gjithnjë e më shumë njerëz po zbulojnë bukurinë e saj të paprekur – si dhe çmimet relativisht të përballueshme.

“E njohur për detin e saj blu të kristaltë, natyrën e paprekur dhe vendet historike, nuk është çudi që Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve”, tha Taib Dzemidzic, një drejtues lokal i tureve turistike “Flash Pack”.

“Vendi është jashtëzakonisht mikpritës dhe banorët njihen për bujarinë e tyre. Kostoja relativisht e ulët e jetesës dhe e udhëtimit, do të thotë se mund të përjetosh një eksperiencë të paharrueshme turistike pa shpenzuar shumë para. Është një zgjedhje e shkëlqyer edhe për udhëtimet solo”, shtoi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse dëshironi ta përjetoni vetë, ju bëjmë me dije gjithçka që duhet të dini për të planifikuar një udhëtim perfekt në Shqipëri!

Qytetet që duhen vizituar

Tirana

Kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë është një destinacion që nuk duhet humbur.

Vizitoni një ose më shumë nga muzetë e tij mbresëlënës, darkoni në kafenetë plot jetë dhe pini një koktej në “Nouvelle Vague”, një nga baret që përfshihet në listën e “World’s 50 Best Bars”.

Kaloni gjithashtu pak kohë duke eksploruar pamjen artistike të qytetit, përfshirë edhe muzeun unik Bunk’art – një bunker i vjetër bërthamor i kthyer në galeri arti dhe muze historie.

Berati

I njohur si “Qyteti i Një Mbi Një Dritareve”, Berati është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe është ideal për një udhëtim njëditor nga Tirana.

Këtu vizitorët mund të eksplorojnë arkitekturën e ruajtur osmane dhe shtëpitë karakteristike në shpatet e kodrave me dritaret e tyre të shumta.

Një nga vendet që nuk duhet humbur është Kalaja e Beratit – nga ku mund të shijoni edhe një pamje panoramike të qytetit.

Shkodra

E vendosur në veri pranë Alpeve Shqiptare, Shkodra është një nga qytetet më të vjetra të vendit.

Kjo qendër kulturore është shtëpia e Kalasë së Rozafës, një kështjellë mbi kodër që daton të paktën 1000 vjet më parë.

Qendra historike ofron kafene plot hijeshi dhe muze si, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, i cili ruan një koleksion të jashtëzakonshëm fotografish që tregojnë historinë e Shqipërisë.

Çfarë mund të bëni

Ecje në Parkun Kombëtar të Thethit

Eksploroni natyrën në Parkun Kombëtar të Thethit, në Alpet Shqiptare.

Ky destinacion është i dashur për majat e tij të larta e shkëmbore, ujëvarat e bukura dhe luginat e gjelbra.

Parku është relativisht i vogël, me pak më shumë se 10 milje katrorë, por ka një biodiversitet të jashtëzakonshëm, përfshirë rreth 50 specie zogjsh.

Vizitoni

Syri Kaltër

Udhëtoni drejt jugut, pranë fshatit Muzinë, për të parë Syrin e Kaltër, një burim natyror me një nga ujërat më blu në botë.

Në fakt, Syri i Kaltër është një shpellë rreth 50 metra e thellë, që krijon një qendër të errët si bebëz e syrit, e rrethuar nga ujëra blu të ndezur.

Zyrtarisht nuk lejohet noti këtu, megjithëse disa njerëz e bëjnë.

Për më tepër, uji është jashtëzakonisht i ftohtë dhe noti mund të vështirësojë shijimin e ngjyrave të mrekullueshme që duken më mirë nga zona përreth.

Ecje në “Qytetin e Gurtë”

Gjirokastra

Gjirokastra, e njohur si “Qyteti i Gurtë” është një destinacion i domosdoshëm për adhuruesit e historisë.

Ky qytet i mbrojtur nga UNESCO filloi me ndërtimin e një kështjelle në shekullin IV dhe u zhvillua në një qytet të vogël deri në shekullin e XIX.

Sot vizitorët mund të eksplorojnë Kalanë e Gjirokstrës dhe Muzeun e Armëve, të shëtisin në rrugicat me kalldrëm dhe të provojnë ushqimet në restorantet tradicionale.

Vizitoni Muzeun Arkeologjik Kombëtar

Njihuni më shumë me historinë e Shqipërisë në Muzeun Arkeologjik Kombëtar.

Ky ishte muzeu i parë që u hap në vend pas Luftës së Dytë Botërore dhe ruan një koleksion artefaktesh historike që nga Epoka e Gurit deri në periudhën e pushtimit osman.

Plazhet më të bukura

Plazhet i Ksamilit

Ksamili është destinacioni më i njohur i plazhit në Shqipëri – dhe për një arsye të mirë: është thjesht mahnitës.

Këtu do të gjeni plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra turkeze.

Në zonën e hoteleve, vizitorët zakonisht përdorin plazhin përballë akomodimit ose paguajnë një tarifë të vogël për shezlongë dhe çadra në plazhet përreth.

Megjithatë, përgjatë bregdetit mund të gjenden edhe plazhe publike, përfshirë vende të fshehura mes maleve që ndonjëherë mund t’i keni vetëm për vete.

Dhërmiu

Rreth dy orë në veri të Ksamilit ndodhet një tjetër destinacion spektakolar bregdetar.

Plazhi i Dhërmiut është një nga plazhet më të gjatë në Rivierën Shqiptare dhe ofron një kombinim të rërës së imët dhe guralecëve.

Këtu do të gjeni gjithashtu ambiente si restorante dhe tualete, duke e bërë të lehtë që të kaloni gjithë ditën duke pushuar në bregdet.

Plazhi i Jalës

Nëse kërkoni qetësi, Plazhi i Jalës është zgjedhja e duhur.

I rrethuar nga kodra shkëmbore dhe i vendosur në veri të Himarës, ky plazh njihet për atmosferën e tij më intime.

Ujërat e qeta e bëjnë ideal për not dhe zhytje.

Edhe pse më i vogël dhe më i qetë se plazhet e tjera, ai ka gjithashtu një bar plazhi ku mund të merrni një pije ose një snack.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë

Sipas ekspertëve të turizmit, periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është pranvera – nga prilli në qershor – dhe fillimi i vjeshtës, nga shtatori në tetor.

Gjatë këtyre muajve moti është shumë i këndshëm dhe ideal për të eksploruar si plazhet, ashtu edhe malet, pa turmat e mëdha të verës.

Temperaturat zakonisht variojnë nga rreth 20 deri në 30 gradë Celsius.

Megjithatë, sezoni i verës në korrik dhe gusht ka edhe avantazhet e tij: një atmosferë festive në plazhe, me muzikë dhe aktivitete që zgjasin gjithë ditën dhe natën.

Vetëm duhet të përgatiteni për temperatura që mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Vizitorët mund ta planifikojnë udhëtimin edhe në përputhje me evente të rëndësishme si, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, në vjeshtë ose Festivali South Outdoor, në fund të pranverës.

Nëse koha përkon, mund të merrni pjesë edhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës – një festival i madh folklorik që zhvillohet zakonisht çdo pesë vjet në qytetin historik të Gjirokastrës (hera e fundit u mbajt në vitin 2023).

https://www.travelandleisure.com/albania-travel-guide-11916666

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës
Tani

Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës

Ministri Demo: Lufta kundër krimit s’është garë statistikash. Nuk mjaftojnë arrestimet, grupet kriminale duhen…
Para 28 minutash

Ministri Demo: Lufta kundër krimit s’është garë statistikash. Nuk mjaftojnë arrestimet, grupet krimina...

Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik
Para 49 minutash

Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik

Mohamed Salah bashkohet me Egjiptin, nis një kapitull i ri nën drejtimin e Ali Maher
Para 59 minutash

Mohamed Salah bashkohet me Egjiptin, nis një kapitull i ri nën drejtimin e Ali Maher

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 22 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 18 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 14 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026
Para 5 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.