Media franceze ”Le Express” për Shqipërinë: Në BE, por me kushte të reja

Të martën në Luksemburg, Bashkimi Europian ra dakord që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Mqedonisë, të shtyhen dhe të hapen në qershor 2019. Sipas Presidencës Bullgare të BE-së, ky vendim varet nga plotësimi i kushteve të shumta që lidhen me progresin e reformave.

Pas këtij vendimi, shtypi i huaj nisi të raportojë. Revista Franceze ”Le Express”, shkruan se ky vendim i BE-së, do të thotë se nuk është marrë vendimi për hapjen e negociatave, por se është hapur rruga e një vendimi për hapjen e negociatave në qershor 2019, nëse plotësohen disa kushte të vjetra e të reja që lidhen me reforma të tilla si; Lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, vendosja e shtetit ligjor, zgjedhje të lira e të ndershme, e tjerë…

Vendimi i BE-së, sipas ”Le Express”, nëse do të mund të hapen negociatat ose jo në qershor 2019, pas zgjedhjeve të parlamentit europian, do të merret vetëm në bazë të përfundimeve të raportit të Komisionit Europian për vlerësimin e progresit të reformave të shumta, të vendosura nga BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa e Komisionit Europian për hapjen e menjëhershme të negociatave dhe pa asnjë kusht është hedhur poshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Është shtyrë afati për të marrë vendimin për hapjen e negociatave pas zgjedhjeve europiane në qershor 2019, dhe janë shtuar kushte shtesë, progresi i të cilave do të kryhet nga Komisioni i ri Europian që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare europiane të qershorit 2019”,-shkruan më tej media Franceze.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?