Media italiane: Shqipëria dhe Kosova, çerdhe xhihadistësh.

 

Shqipëria dhe Kosova janë burime xhihadistësh. E përditshmja italiane “Espresso” ka analizuar shkaqet që çojnë shqiptarët në Siri dhe shifrat e sakta të kësaj. Duke shtuar se edhe Bosnja ka një numër të madh luftëtarësh xhihadistë.

Sipas gazetës italiane, shkak i prodhimit të luftëtarëve xhihadistë në Kosovë është qeverisja e dobët, e korruptuar, institucione të dobëta dhe të varura dhe një kontroll i dobët nga autoritetet mbi popullsinë.

"Bosnja, Kosova dhe Shqipëria janë vendet me më shumë xhihadistë pas popujve arabë. Bosnja është kombi i katërt në botë përsa u përket numrit të xhihadistëve. Pas saj vjen menjëherë Kosova ku janë nisur mbi 83 luftëtarë vetëm këtë vit. Një prej luftëtarëve kosovarë tashmë është i njohur ndërkombëtarisht: Lavdrim Muhaxheri. Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani ka deklaruar se janë kthyer 120 persona nga Siria dhe mbahen nën vëzhgim. Por fakt është se xhihadistët kosovarë lëvizin sipas dëshirës dhe rrallë hasin pengesa nga policia. Edhe në Shqipëri situata nuk duket më e mirë. 140 shtetas shqiptarë janë nisur në Siri për të luftuar, 43 prej të cilëve janë kthyer. Disa prej tyre edhe kanë humbur jetën. Shqipëria ka rritur gjendjen e gatishmërisë dhe ka përforcuar kontrollet në kufijte e saj. Por gjithsesi këto vende ngelen një kërcënim i madh për sigurinë e vendeve fqinje dhe mbarë Europës, përfundon gazeta italiane "Espresso". 

SHKARKO APP