Media lituaneze shkrim për tragjedinë në Letoni

Mediet në Letoni i kanë kushtuar artikuj aksidentit ku efektivja shqiptare Zarife Hasanaj humbi jetën si pasojë e shpërthmit të një mine, ndërsa u plagosën dy anëtarë të tjerë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përkatësisht Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.

”Delfin” i ka kushtuar një artikull ngjarjes në Letoni, ndërsa shkruan: ”Aksidenti ndodhi në orën 9 paradite lokale (dhe lituaneze). Zarife Hasanaj vdiq një orë pas shpërthimit, gjeneral-lejtnant Leonid Kalninis i Forcave të Armatosura Letoneze informoi gazetarët.  Ai shtoi se gjendja e njërit prej të lënduarve është kritike. Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti letonez Raimond Vayun dhe Ministri i Mbrojtjes Artis Pabriks shprehën ngushëllimet për vdekjen e oficeres shqiptare”.

Policia ushtarake letoneze filloi një hetim mbi incidentin dhe të gjitha ushtrimet u ndaluan në bazën e NATO-s në Adazi. Pas dy luftërave botërore, shumë mina të pashpërthyera dhe predha artilerike mbetën në shtratin e detit dhe në tokën letoneze; ato gjenden pothuajse çdo ditë në vendin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?