Media në 3 dekada, si është kapur dhe sulmuar nga pushteti?
Në tre dekada demokraci fuqia e medias është tronditur jo pak nga pushteti qeverisës.
Edhe pse fuqia e saj duket se është transferuar nga njëra media tek tjetra, goditja e pushtetit ndaj saj nuk ka munguar në asnjë qeveri.
Gazetarët u vunë në shënjestër të pushtetit pas viteve ‘90 dhe akti me i rëndë u shënjua me arrestimin e dy gazetareve Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka.
Viti 97, ishte një tjetër vit i trishtë për median. Gazeta më e madhe e kohës, Koha Jonë, u shkrumbua në mesnate. Akuza e pronarit të saj ishte direkte ndaj qeverisë.
Zhvillimi i TV në dekadën e dytë post tranzicion ktheu sytë e pushtetarëve pikërisht nga pronarët e tyre. Sulmi tashme kaloi nga gazetaret tek pronaret. Për vite televizioni më i madh Top Channel u vu nen shënjestrën e kreut të qeverisë për zhvendosjen e tij nga godina, edhe pse ne fakt ai gëzonte një kontrate të ligjshme.
Zhvillimi i televizioneve solli mjaft logo te reja dhe ne 2013 një ekran i ri u shfaq. Agon Channel shumë shpejt zuri një vend të rëndësishëm për publikun, e që tronditi jo pak themelet e qeverise së Edi Ramës. Kjo media denonconte skandalet e qeverisë së majtë, e kjo natyrshëm nuk u mirëprit nga kryeministri Rama. E si në asnjë rast të dyte në historinë e medias në vend një ekran u fik në transmetim live nga qeveria.
Beteja u fitua në arbitrazhin ndërkombëtar nga investitori italian Francesko Begetti. Fatura është e majme e do të paguhet nga buxheti i shtetit.
Por prej 2013 një fenomen i ri u rikthye. Sulmi tashme ishte direkt edhe ndaj gazetareve. Adi Krasta në dy raste u sulmua direkt nga pushteti dhe u largua nga TV vetëm për shkak të qëndrimeve të tij. Në fillim ai u largua nga Top Channel e tashmëedhe nga ekrani i Neës 24.
Te njëjtin fat pati dhe Ylli Rakipi nga Neës 24, e që largimi i tyre u denoncua dhe nga institucionet ndërkombëtare.
Sulmi ka qenë konstant ndaj çdo programi investigativ. Ne 2016 ndërsa një tjetër emision investigativ u mbyll pa asnjë shpjegim nga pronaret e televizion.
Emisioni “publicus” kishte nxjerre në ekran promon e episodit te titulluar “Kodra e Vdekjes”, i cili hidhte dritë mbi vendgrumbullimin e plehrave në Tiranë, e ku kishte humbur jetën një adoleshent. Programi u mbyll e pronaret prishen kontratën e autoret.
Çështja e Ardit Gjoklajt i ka kushtuar vendin e punës edhe te tjerë gazetarëve. Alida tToto dhe gazetaret qe ajo drejtonte janë hequr menjëherë nga puna pasi dhanë per publikun detaje te reja qe lidhin vdekjen e Ardit Gjoklajt me bashkine e Tiranes.
Por sulmi ndaj medias nga qeverisja e Edi Ramës nuk u ndal as në ditët kur vendi ishte në emergjence për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Me urdhër direkt të Edi Ramë, JOQ, Brryli Broadëy apo dosja.al u mbyllen.
Qeveria tashme kërkon të vendosë nën kontroll me ligj edhe median online. Në kuvend debati i nismës është i nxehtë, e është kundërshtuar fort edhe nga të gjithë partneret ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias.
/Ora News