Media qipriote shkruan për Shqipërinë: Vend mahnitës që ia vlen ta vizitosh
Dikur e izoluar nga pjesa tjetër e botës, Shqipëria ka histori të mistershme, por tanimë, gjithçka po ndryshon. Mijëra vizitorë të huaj po zbulojnë peizazhe thuajse të virgjëra fshatra dhe vende turistike tërheqëse.
Sidoqoftë, edhe pse ndoshta nuk është vendi i parë që ju shkon në mendje për të kaluar pushimet, përpara bukurive të Shteteve të Bashkuara, kryeqytetit romantik të Francës, apo kënaqësive tropikale të Barbados, por nëse po kërkoni të bëni pushime unike, Shqipëria mund të jetë vendi i duhur. Turistëve të mjedisit do t’u pëlqejë ideja që energjia elektrike e tërë vendit është hidroelektrike; gjuhëtarët do të magjepsen nga gjuha e lashtë; historianët do të shijojnë shumë site të trashëgimisë Greke, Romake dhe Osmane. Dhe për ata që kërkojnë një largim më të përgjithshëm, Shqipëria krenohet me plazhe mjaft të mrekullueshëm.
Për sa i përket kuzhinës, Shqipëria futet te vendet me kuzhinë mesdhetare, por ushqimi ndahet përgjithësisht në tri kategori: mishi, peshku dhe pjatat me bazë perimesh të veriut, plot me hudhra e qepë, pjatat me bazë peshku të Shqipërisë qendrore, afër detit; dhe produktet e qumështit dhe agrumet e jugut, një zonë me kullota dhe pemëtari.
Gjella tradicionale, e njohur si tavë kosi, është një lloj tavë, është mjaft e njohur në të gjithë rajonin, me varietetet që shfaqen në Greqi dhe Turqi. Versioni lokal ka në bazë mishin e qengjit dhe orizin dhe me një përzierje të kosit e vezëve dhe piqet në furrë.
Shpesh konsumohet në vaktin e drekës si vakti kryesor i ditës, tavë kosi zakonisht shoqërohet me një pjatë me perime ose dy – shpesh sallatë. Por mund të merrni gjithashtu edhe një pjatë tjetër kryesore, si perime të pjekura në skarë, salsiçe ose një omëletë, në varësi të zonës (dhe oreksit).
Ushqimi nuk është gjëja e vetme për të cilën ia vlen të vizitosh Shqipërinë, por për të gjithë kulturën dhe historinë e peizazhin e bukur natyror të gjithë vendit në tërësi.
Përshtati: Lindita KOKOLI, Koha Jonë
Burimi: https://cyprus-mail.com/2019/09/19/whats-eaten-where-albania/
KOHA JONË SONDAZH

