Mediat e huaja: Elbasani është kthyer në Medelinin e Europës
Portali “New Europe”, i cili raporton zhvillimet më të fundit në Bruksel, ka shkruar sot për Shqipërinë dhe ka renditur disa prej argumenteve se pse Shqipëria ka probleme për çeljen e negociatave.
Sipas portalit, shkaku kryesor është lidhja e vendit tonë me prodhimin dhe trafikimin e drogës e lëndëve të ndryshme narkotike.
Teksa flitet për Shqipërinë, në shkrim thuhet se Elbasani është shndërruar në Medelinin e Europës, ndaj është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, çelja e negociatave.
Ndër të tjera shkruhet:
Shqipëria ka problemin e përhershëm të prodhimit të narkotikëve që nuk mund të kapërcehet nëse Tirana nuk i jep Brukselit prova të padiskutueshme se qyteti i Elbasanit nuk është më Medelini i Europës.
Kjo është e vështirë, jashtëzakonisht e vështirë, por jo e pamundur. Megjithatë, nuk duhet të ketë dyshim se do të duhen vite… shumë vite”.
Teksa flitet për çeljen e negociatave, “New Europe” thotë se BE i ka dhënë përparësi fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende që janë institucionalisht të dobëta në terma e parapërgatitjes për anëtarësim në BE, çka nënkupton se blloku nuk është gati të zgjerohet.
KOHA JONË SONDAZH

