Mediat e huaja: Granata vret vëllanë e plagos motrën në Bulqizë

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë shkruar për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Bulqizë, ku një granatë vrau një vogëlush dhe plagosi motrën e tij.

“Associated Press” shkruan se vogëlushi ndërroi jetë në vend pas shpërthimit të një granate, kurse e motra 9 vjeçe u plagos. “Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kocaj të Bulqizës, 130 kilometra larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës”, raporton AP.

Gjithashtu, rrjeti ndërkombëtar “Yahoo” e ka vendosur këtë lajm si ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhura në botë në 24 orët e fundit. Edhe media të tjera të huaja shkruan për tragjedinë në Buqizë, ku granata vrau vëllanë dhe plagosi të motrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?