Mediat e huaja: Një përfundim dramatik për Shqipërinë

Humbja e Shqipërisë, si e komentuan mediat e huaja sfidën me Serbinë.

Pas humbjes që Shqipëria pësoi ndaj Serbisë mbrëmjen e së enjtes në stadiumin e Elbasanit me rezultatin 0-2, mediat e huaja kanë komentuar sfidën duke u fokusuar tek pësimi i dy golave në minutat e fundit të takimit.

Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ‘De Biazi tashmë është i detyruar të fitojë në Armeni”. Gazeta italiane e nis artikullin duke thënë se Serbia kalon në Tiranë 2-0. “Minuta ankthi për skuadrën e De Biazit që pëson të parin gol nga Kolarov në minutën e 91′ dhe tre minuta më vonë ka ardhur edhe dopieta në kundërsulm me anë të Ljajic”,-shkruan gazeta italine.

Ndërsa thekson se Shqipëria është e detyruar të fitojë në ndeshjen e fundit në Armeni për ‘mos t’i thënë lamtumirë ëndrrës Euro 2016. Gazeta “Tutosport”: Shqipëri – Serbi 0-2 – Garë e blinduar në Elbasan. E përfolura si derbi i Ballkanit shkoi në favor të Serbisë. Ka shënuar Kolarov në minutën e 91′ dhe interisti Ljajic në minutën e 94.

Skuadra e De Biazit është në vendin e tretë, një pikë pas Danimarkës, por me një ndeshje për të luajtur ende. Do të luhet për gjithçka më 11 tetor kundër Armenisë. Serbia ndalon me 2 pikë dhe me tre pikë penalizim. “The Guardian” “Një përfundim dramatik në Elbasan Arena me dy gola në minutën e 90′ kanë bërë diferencën e Serbisë e cila ka luajtur për krenari dhe asgjë tjetër. Nata e madhe e Shqipërisë u prish nga një nxitim i skuadrës, por ata kanë edhe një shans të dytë për t’u kualifikuar pas tri ditësh në Armeni”.

 

SHKARKO APP