Mediat e huaja: Vritet polici elitar, aty ku droga sillte 6.4 mld euro

Incidenti i rëndë mes forcave speciale te RENEA-s në Lazarat, ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare. Agjencitë më të mëdha si AFP, AP, apo Reuters kanë raportuar ngjarjen e sotme, së cilës i janë referuar më pas thuajse mediat më në të zë të Europës. “Fshati jugor i Shqipërisë ishte objekt i një bastisje masive gjatë vitit të kaluar, kur qeveria shqiptare goditi këtë zonë të njohur, për prodhimi masiv të kanabisit, – saktëson “Asosiated Press”, që jep edhe lajmin tragjik të vrasjes së një efektivi të policisë elitare shqiptare. AFP e Reuters e kanë përshkruar pothuajse njësoj këtë ngjarje.

Një përplasje më armë në fshatin e njohur shqiptar për prodhimin e marijuanës, la të vrarë një efektiv police, 31-vjeç, si dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, zjarri u hap nga një grup kriminal që ndodhej brenda një banese në Lazarat.   

Fshati i Lazaratit u bë i njohur në vitin 2014, edhe në arenën ndërkombëtare, pas aksionit pesëditor të policisë. Nga ky aksion i shkatërruan 102 tonë marijuanë ose 530 mijë bimë lëndësh narkotike, që vlerësohej me vlerën e tregut në rreth 6.4 miliardë euro. Kjo shumë është më shumë se sa 60 pë qind e tërë GDP vjetore të  Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas atij aksioni, policia shkruajnë mediat e huaja, ka kryer edhe operacione të tjera, në fshat. Por  këtë të mërkurë teksa u ndalua një makinë që po kontrollohej për armë, u qëllua nga një banesë afër mbi forcat e policisë, duke lënë të vrarë një prej tyre dhe duke plagosur dy të tjerë. Forca të shumta policie, pas ngjarjes, kanë rrethuar tërë zonën për kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Trupa të shumta policie, ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ndodhet (aktualisht) në Lazarat,” – thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit. Nuk jepen detaje të tjera mbi operacionin që po kryhet aktualisht mbi kapjen e autorëve.  Në operacionet e kaluar në Lazarat, saktësohet se përveçse janë shkatërruar sasi të mëdha droge, janë kapur 11 armë të rënda, me mijëra lëndë eksplozive, e fishekë, si dhe 10 granadë. U kontrolluan mbi 130 shtëpi dhe u arrestuan 11 persona.

Prodhimi i një sasie kaq të madhe lëndësh narkotike në Lazarat, në miliarda euro, sipas vlerësimit të fundit në vitin 2013, bazuar nga të dhënat e policisë financiare italiane, e vuri për një kohë të gjatë në vështirësi Shqipërinë, tashmë edhe si vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron të anëtarësohen në BE.

Besohet se pas ndërhyrjes së kaluar të policisë, në Lazarat nuk kultivohen më lëndë narkotike, por  megjithatë rajoni mbetet problematik sa i përket shtetit ligjor. Shqipëria nga ana tjetër, në tërësi, ka ende shumë punë për të bërë, për ndërtimin e shtetit ligjor. Dyshohet se personi që qëlloi mbi policinë ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha, 31-vjeç, dhe u plagosën dy të tjerë, nuk është kapur në kohë gjatë operacionit të një viti më parë, teksa ai ndodhej në fshat dhe ishte larguar në male.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?