Mediat franceze shkruajnë për shqiptarin që u gjet pa jetë në burg: Këto janë dyshimet kryesore
Shqiptari Mentor Rexha është gjetur pa shenja jeta në një burg në Francë. Rasti i tij është pasqyruar edhe në mediat franceze.
Sipas gazetës “Le Telegramme”, 36-vjeçari ishte i vetëm në dhomën e paraburgimit. Sipas mediave franceze, dyshimet e para janë se ka vrarë veten.
Megjithatë, shkrimi që mban datën 4 shkurt, pra 3 ditë pas ngjarjes, shkruhet se kanë nisur hetimet, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga motra e tij, Suela.
Në artikull shkruhet:
Një burrë i burgosur në qendrën e paraburgimit ‘Ploemeur’ u var fundjavën e kaluar. Viktima është një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte i vetëm në qelinë e tij. Stafi mjekësor lajmëroi menjëherë shërbimet e urgjencës. Stacioni i policisë Lorient tregon se kanë nisur hetimet, ku pista kryesore është vetëvrasja”.
KOHA JONË SONDAZH

