Mediat greke: Ndërron jetë ish-kryeministri shqiptar Bashkim Fino

Ndarja nga jeta e deputetit socialist Bashkim Fino është pasqyruar edhe në mediat fqinje në Greqi.

“Dha frymën e fundit pas ndërlikimeve të koronavirusit në moshën 59-vjeçare deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-Kryeministri i përkohshëm i Shqipërisë, Bashkim Fino.

Bashkim Fino ka drejtuar qeverinë pas kryengritjes së armatosur të vitit 1997 dhe rënies së Sali Berishës”, shkruan “Protothema” .

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sipas mediave shqiptare, ai e humbi betejën me koronavirusin në orët e para të së hënës pas disa ditësh shtrim në spital në Tiranë. Sipas informacionit të parë, ai pësoi një sulm në zemër. Bashkim Fino në vitin 1992 u zgjodh kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, një pozicion që e mbajti deri në vitin 1996. Fino mbajti postin e Kryeministrit zyrtar nga marsi deri në korrik 1997”, shton më tej gazeta greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?