Mediat italiane zbulojnë planin: Në Shqipëri nuk do të vijnë vetëm emigrantët afrikanë, por edhe 1950 të burgosur

Jo vetëm emigrantët afrikanë, Italia po sjell në Shqipëri edhe 1950 të burgosur

Në Shqipëri nuk do të vijnë vetëm emigrantët afrikanë nga Italia, por edhe shqiptarët e dënuar përtej Adriatikut për të vuajtur dënimin në atdhe.

“Marrëveshja politike është aty. Tani teknikët do të duhet ta përkthejnë atë në procedurat e zbatimit”, shkruajnë mediat italiane.

Ministri italiane i Drejtësisë Carlo Nordio dhe homologu i tij shqiptar Ulsi Manja u takuan në Romë dhe arritën marrëveshjen që do të lejojë transferimin e 1950 të burgosurve shqiptarë në atdhe.

“Një marrëveshje” nënvizoi Andrea Ostellari, nënsekretar i Drejtësisë – që do të na lejojë të ulim kostot e mirëmbajtjes dhe të luftojmë mbipopullimin.

Tani – shtoi Osatellari – “mund të fillojë diskutimi me teknikët për të identifikuar zgjidhjet operacionale, të afta për të garantuar që çdo i dënuar të kryejë plotësisht dënimin e tij, pa zbritje, sipas garancive të nevojshme” tha ai.

/BotaSot

SHKARKO APP