Mediat kosovare: Arrestohen afër liqenit të Badovcit 3 pjesëtarë të ISIS-it

 

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm tre persona të dyshuar si pjesëtarë të ISIS-it.

Mediat kosovare raportojnë se ndalimi i tyre u bë pas orës 02:00 në afërsi të liqenit të Badovcit që ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Sipas burimeve, tre personat janë pikasur fillimisht nga rojët që më pas kanë lajmëruar policinë.Burimet thonë se të arrestuarve u janë gjetur shenja të ISIS-it dhe maska.Njëri prej tyre është nga Istogu dhe tjetri nga Mitrovica.Për të tretin nuk ka ende të dhëna mbi origjinën, ndërsa mësohet se janë të moshës 25-35 vjeç

SHKARKO APP