Mediat serbe: Autobusi i kombëtares është qëlluar me gurë!

 

Agjencia ‘Tanjug’ shtetrore serbe raporton se autobusi me lojtarët serb është sulmuar me gurë në rrugën Rinas – Tiranë. Sipas saj, xhamat e autobust janë thyer ndërsa lojtarët fatmirësisht nuk janë prekur.

‘Tanjug’ nuk i referohet asnjë burimi, dhe e shoqëron lajmin pa fotografi, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur pikërisht të vetmen natë që ekipi serb do të flejë në Shqipëri. Ndërkohe portali online i gazetës serbe “Blic” ka publikuar momentin e goditjes me gur të autobusit të kombëtares serbe. Në sfond dëgjohen fërshëllimat e tifozëve shqiptarë dhe më pas goditja e gurit në xham që e ka plasaritur atë.Ndërkohë, autobusi me ekipin serb është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Pamjet e para që vinë nga rruga e Durrësit tregojnë mjetin e paprekur dhe dhjetëra makina e motorë policie. Qytetarë të shumtë kanë ndaluar në rrugë për të parë ‘parakalimin’, ndërsa autobusi është i paprekur.

Nga ana tjetër, policia e Tiranës ka mohuar kategorikisht çdo lloj incidenti. Ky është një mashtrim serb për të tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve e për të justifikuar mosardhjen e kryeministrit serb Vuçiç në ndeshje.

Lajme të tjera në Koha Jonë për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Përfaqësuesi i kombëtares serbe: U goditëm me gurë

Fillon patrullimi me helikopter në Elbasan (VIDEO)

Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Shqipëri

Ekipi serb mbërrin në Rinas (VIDEO)

Arrestohet Ballist Morina, heroi i Beogradit

Mediat serbe: Terroristi Ballist Morina kërcënoi Vuçiç

Cana, thirrje tifozëve: Sjellje korrekte

Anulohet koncerti: Serbët refuzojnë të vijnë në Tiranë 

Ja kush janë shokët e Ballist Morinës, që u arrestuan me të

"Nuk vjen Vuçiç". Por policia po përgatitet në stadium

“Anulohen biletat e 2800 tifozëve Kuq e Zi"

Majko: Serbët janë miq në shtëpinë tonë

SHKARKO APP