Mediat serbe: Ballisti do vriste Vuçiçin

E përditshmja serbe "Kurir", ajo që njihet për provokimet më të forta në shkrimet e saj, shkruan se qëllimi i Ballist Morinës ishte që të vriste kryeministrin serb.

Sipas tyre, tre terroristët, që kishin planifikuar ekzekutimin e Vuçiç, u ndaluan nga policia shqiptare me dy pistoleta.

Ndërkohë gazeta shkruan edhe se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, e ka anuluar vizitën në Shqipëri për shkak të Hashim Thaçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duket se shkak kryesor është fakti se Hashim Thaçi nuk hoqi dorë nga prania në Elbasan”, shkruan kjo gazetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?