Mediat serbe: Sulmohet me gurë autobusi i kombëtares serbe

 

Sipas gazetës më të madhe serbe, Blic, autobusi i kombëtares serbe është sulmuar me gurë në Tiranë.

Gazeta shkruan se askush nuk është plagosur nga incidenti, ndërkohë që autobusit i janë thyer xhamat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, edhe pse rrugët ishin të boshatisura, sërish huliganët ia dolën të sulmojnë autobusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazeta thotë se incidenti ka ndodhur gjatë rrugës nga Rinasi për në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?