Mediat serbe: Terroristi Ballist Morina kërcënoi Vuçiç

 

Arrestimi i Ballist Morinës në Tiranë nuk i ka lënë indiferente mediat e Beogradit.

“Kurir” shkruan se terroristi Ballist Morina u arrestua pas kërcënimit ndaj kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç.

Terroristi Ismail Morina, i cili pranoi se ngriti droning në Beograd, u arrestua për zotërim të armëve pa leje.

Sipas policisë shqiptare, në makinën e Morinës është gjetur një armë për të cilën nuk ka asnjë leje”, shkruan “Kurir”.

Edhe pse liderët e Federatës Shqiptare të Futbollit kishin raportuar më parë se Morina nuk do të lejohet në stadium, ai vetë njoftoi në rrjetet sociale se 100% do të jetë në stadium.

Madje tregoi edhe biletë për ndeshje me emrin e tij”, vijon gazeta.

Ajo kujton se Morina kërcënoi kryeministrin serb me një video online, ku thoshte se ka një surprizë për Vuçiç gjatë ndeshjes./

SHKARKO APP