Mediu dhe gjenerali i SHBA, organizatorë të takimit për Iniciativën e Tre Deteve
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në bashkëpunim me Gjeneralin, Jim Jones, ish-Komandant i NATO-s, Kryetari Emeritus i Këshillit të Atlantikut organizuan dhe bashkëdrejtuan takimin për iniciativën e 3 Deteve (Balltik, Deti Zi dhe Mesdhe)
Kjo iniciative përfshin projekte të rëndësishme për Europën qendrore dhe lindore në infrastrukture, Energji dhe Teknologji për të ndërtuar një Europë të plotë dhe qëndrueshme, përballë presioneve dhe ndërhyrjeve të Rusisë dhe Kinës. Kjo iniciative, e cila mbështet nga SHBA dhe Bashkimi Europian ka në përbërje 12 vende anëtare të BE, ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit jo anëtarë të BE nuk janë pjesë e saj.
Ian Berzinski në fjalën e tij shpjegoi projektet dhe interesin e madh qe ka kjo iniciative.
Mbas fjales se Gjeneral Jones, Mediu falenderoj Gjeneralin Jones për mbështetjen e Shqipërisë për integrimin e vendeve te rajonit në NATO. Po ashtu vleresoj mundesine bashkepunimit me Keshillin e Atlantikut per kete takim dhe iniciativa te tjera që i shërbejnë të ardhmes Euro-Atlantike te Ballkanit. Zv.Presidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson shpjegoj se ky këshill është aktiv në qëndrimet e tij për Ballkanin dhe marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet SHBA dhe BE.
Çështjet e sigurisë, ekonomisë dhe infrastrukturës janë interesa strategjike të Amerikës dhe parametrave të saj. Në këtë takim Shqipëria përfaqësohej nga Presidenti Meta, i cili shprehu mbështetjen dhe dëshirën e Shqipërisë për tu bërë pjesë e këtij procesi dhe angazhimet kryesore te vendit në fushen e infrastruktures rrugore dhe energjitike.
Në takim ishin dhe përfaqësues të pozitës dhe opozitës si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Te gjitha vendet e Europes Juglindore ishin te perfaqesuara në kete forum dhe dhane mbeshtetjen qe perpara Samitit te Takilinit në Estoni te kete nje takim në rajon ku te kerkohet perfshirrja e vendeve te ballkanit në kete proces.
KOHA JONË SONDAZH

