Mediu kafe me të rinjtë dhe takim me gratë: Më 25 Prill, përplasen dy botë me njëra-tjetrën (FOTO)

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, njëherësh edhe kandidati me numrë 7 i “Aleancës për Ndryshim” në listën e qarkut të Tiranës, zhvilloi takime me të rinj dhe gra të qytetit të Tiranës. Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, pyetjes se sa e vështirë është për të rinjtë që të angazhohen në politikë, Mediu ju përgjigj ”Në jetë çdo gjë është e vështirë, nuk është e lehtë, sidomos sfidat e mëdhaja janë të vështira, por unë besoj që në qoftë se njeriu, sidomos kur do që të merret me politikë, krijon një raport të drejtë, me rrethin e vet shoqëror e para, dhe pastaj edhe me bindjet dhe idetë e tij, mund të ecë përpara. Ide të qarta, marrëdhënie të qarta me njerëzit, pjesëmarrja aktive në debatin politik, pjesëmarrja aktive dhe në cështje publike dhe padyshim angazhim mediatik më i madh, do të jepte shanse për një promovim më të qartë në politikë”.

Nga ana tjetër, gjatë takimit me gratë në njësinë nr 8, Mediu theksoi se Shqipëria është një vend që Zoti i ka falur të gjitha, por duhet vetëm që ne të dimë të menaxhojmë veten tonë si njerëz, që në vend të ndarjes të kemi më shumë komunikim me njëri-tjetrin, në vend të urrejtjes të kemi më shumë dashuri për njëri-tjetrin, dhe në vend të përbuzjes të përpiqemi t`i ofrojmë njëri-tjetrit më shumë dinjitet.

”Ka gjë më të shenjtë për ne sesa familja? Kjo është vlera që ne kemi pasur ndër vite dhe këtë vlerë duhet t`a ruajmë dhe t`a cojmë përpara, dhe në emër të kësaj vlere, ne duhet të përpiqemi që të cohemi dhe të reagojmë kunder se keqes. Më 25 Prill, përplasen dy botë me njëra-tjetrën. Bota e Edi Ramës që përfaqëson një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, dhe bota e shqiptarëve që duan një demokraci ku të gjithë janë të barabartë përballë ligjit, ku të luftohet korrupsioni dhe krimi.

Duhet t`i kërkoni gjithësecilit të dalë dhe të votojë, pavarësisht cfarë bindje politike ka. Duhet të dalë dhe të votojë dhe të tregojë që fatin e vet e vendos ai vetë. Pastaj mendoj që duhet të gjykojë se si duhet të votojë. E thashë njëherë, duke parë tek familja. 

PD-“Aleanca për Ndryshim”, duke vendosur në qendër të programit të saj, ideve të saj, forcën dhe rolin tonë si njerëz, dinjitetin tonë, punën dhe njëkohësisht ndihmën për familjen, që të zhvillojnë ekonomitë e tyre familjare dhe ekonominë kombëtare, ndihma karshi biznesit për të zhvilluar punësimin, ndihma karshi arsimit për të garantuar arsim kualitativ për të rinjtë dhe të rejat, një sektor shëndetësor, i cili të funksionojë dhe të na gjendet në ndihmë në momentet më të vështira të jetës sonë, janë besoj rrugët e ndryshimit të jetës sonë dhe për të realizuar qëllimet tona”,-tha më tej kreu i PR-së.

SHKARKO APP