Mediu, kërkesë GJKKO në sallën e gjyqit: Të kryhet riekspertim financiaro-ekonomik
Tensione dhe përplasje ka patur në seancën e sotme për Gërdecin. Në sallën e gjyqit familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit janë përplasur me ish-ministrin Fatmir Mediu. Ky i fundit ka thënë se në seancë se kemi të bëjmë me një proces politik, pasi ai po kërkohet të bëhet kokë turku.
Ndërsa nga ana tjetër, familjarët e kanë akuzuar Mediu si vrasës dhe kriminel, duke akuzuar dhe prokurorët që nuk i ngrenë akuzë Mediut.
Pala mbrojtëse e ish-ministrit ka kërkuar që të ketë një akt të ri ekspertimi. Sipas avokatëve, akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme.
Sipas tyre nuk mund të bëhet eksperiment se si ka ndodhur shpërthimi. Ndërkohë prokurori i çështjes u shpreh se nuk ka asnjë shkak për përjashtimin e ekspertëve.