Mediu kundër PD e PS: Kushtetuta s’është mall i deputetëve, kujdes kur bëhen ndryshime

Ndonëse ra parimisht dakord me Partinë Demokratike për ndryshimet Kushtetuese, Fatmir Mediu thekson se me rëndësi është të mendohet mënyra si do të kryhen këto procese dhe tregoi sesi duhet të veprohet.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Legjislacionin, kreu i republikanëve tha se Kushtetuta nuk është pronë e deputetëve dhe se duhet patur kujdes kur bëhen ndryshime në ligjin themeltar, pasi mund të ketë pasoja afatgjata.

”Nuk i heq asnjë presje qëndrimeve të PD, por dua të shpreh qëndrimin tim. Duhet të kuptojmë se cili është roli i deputetëve. Kushtetuta është pronë e qytetarëve, jo mall i deputetëve dhe duhet të konsiderojmë që nuk është një nen në vete dhe ndërhyrjet spontane nuk shërbejnë. Iniciativa e PD e PS kërkojnë një shqyrtim të përbashkët për mënyrën e funksionimit të kushtetutës. Duhet të kemi kujdes që kur fusim duart te ligji themeltar se mund të ketë pasoja afatgjata, se ndodh si me Reformën në Drejtësi. Në ndërhyrjet në kushtetutë duhet të përfshijmë konsitucionalistë ndërkombëtarë, të krijojmë një asamble kushtetuese që të miratojë ndryshimet kushtetuese një herë e mirë”.

SHKARKO APP