Mediu mbledh drejtuesit e degëve të PR-së: Shqiptarët duhet të bashkohen kundër regjimit të korruptuar
Partia Republikane mblodhi drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu në fjalën e tij kërkoi përfundimin sa më parë të përzgjedhjes së 140 kandidaturave që do konkurojnë në emër të PR-së.
”Shqiptarët duhet të bashkohen kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës me një platformë politike dhe qeverisëse e cila vendos në plan të parë interesin kombëtar, Shqipërinë. Dhe që garanton një Shqipëri anëtare të BE-së brenda mandatit të parë qeverisës. Garanton zhvillim ekonomik, siguri, një shëndetësi bashkëkohore dhe sistem arsimor Europian. Opozita bashkë me shqiptatët të rinj dhe të reja, me njerëz të talentuar që kanë studiuar në universitetet më të mira në Amerikë, Europë, që punojnë në institucione të rëndësishme financiare, ekonomike dhe shëndetësisë, të bashkohen në qeverisjen e opozitës së djathtë për të ndërtuar një shtet kushtetues dhe në shërbim të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve”,-tha në fjalën e tij Mediu.