Mediu mbledh kryesinë e PR-së në Tiranë: Do kemi kandidatët në çdo zonë
Partia Republikane ka mbledhur kryesinë e partisë në Tiranë. Në mbledhje u diskutua për aktivitetin politik dhe elektoral në çdo njësi të Tiranës. Përcaktimin e kandidatëve për deputet në çdo zonë zgjedhore, si dhe përcaktimin e kordinatorëve dhe patronazhistëve për çdo qëndër votimi. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, theksoi se me ose pa kualicion, PR-ja do të ketë kandidatët e saj në gjithë Shqipërinë dhe me një angazhim të fuqishëm në Tiranë, ku falë një pune shumë të mirë PR-ja do të marrë më shumë se 1 deputet.