Mediu mbledh strukturat e partisë: PR e ka të garantuar fitoren në Tiranë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mblodhi në një takim strukturat e njësisë administrative numër 1 në Tiranë. Ai u shpreh i sigurt se në zgjedhjet e 25 prillit PR-ja do të korrë sukses, veçanërisht në qarkun e Tiranës.
”Gjallërimi i strukturave të Partisë Republikane në këtë njësi me antëarë të rinj, në përbërje dhe moshë, tregon qartë që Partia Republikane e ka të garantuar suksesin e saj në qarkun e Tiranës”,- tha Mediu.
Nga ana tjetër, Mediu deklaroi se pjesë e opozitës duhet të jenë edhe të rinjtë që kanë mbaruar studimet në Shqipëri apo jashtë saj, si edhe profesorët e tyre. Sipas tij, përgjegjësia kryesore e të djathtës është që të largojë kryeministrin nga pushteti.
“Sot e djathta ka një përgjegjësi të madhe, jo thjesht për të larguar regjimin e korruptuar të Rilindjes së Edi Ramës, por për ta kthyer Shqipërinë drejt rrugës europiane dhe të garantojë mundësinë e antarësimit në BE gjatë mandatit të saj qeverisës mbas 25 prillit”,- tha kreu i PR-së.