Mediu mbledh strukturat e PR-së në Laç: Asnjë votë e djathtë në favor të Ramës
Partia Republikane ka mbledhur strukturat në Laç. Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu nënvizoi nevojën e organizimit imediat të opozitës në një program politik dhe qeverisës të përbashket, dhe angazhimin në çdo qendër votimi për të mbrojtur votat e shqiptarëve nga manipulimi i Edi Ramës ndërmjet ndryshimive antikushtetuese dhe antiligjore të Kodit Elektoral.
”Bashkimi me rrugën tonë i shqiptarëve, sidomos i të rinjëve, pedagogëve, profesionistëve, bashkimi i grupeve tê djathta dhe kontribuesve të këtyre 30 viteve është një domosdoshmëri. Asnjë votë e djathtë nuk duhet të shkoj në favor të Edi Ramës sepse ajo votë shkon kundër të ardhmes Europiane dhe kundër shqiptarëve”,-tha Mediu.
Nga ana tjetër, kreu i PR-së,nënvizoi se mbas 25 prillit, në mandatin e parë qeverisës, do e bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, ashtu siç e bëmë antare të NATO-s me mandatin e parë të qeverisë Berisha.