Mediu: Më mirë koalicion PS-PD se sa PD-LSI

 

“Gjatë dy fushatave të fundit kam dëgjuar eksponentë të PD-së, që të jemi të kujdesshëm me LSI-në, se ata mund të bëhen prapë me Ne. Kjo është e palogjikshme dhe e turpshme”, shprehet Mediu në një intervistë për një media.

Më normal, sipas tij, do të ishte një koalicion me Partinë Socialiste, sesa koalicione pazaresh pragmatiste për pushtetin.

“Do të ishte më mirë një koalicion me PS-në, sesa një pazar në kurriz të shqiptarëve me LSI-në. Nëse ne mendojmë se mund të bëjmë politikë pazaresh, atëherë njerëzit do ta bëjnë atë pazar në mënyrë pragmatike me pushtetin. Një koalicion parlamentar me PS-në jo detyrimisht me pjesëmarrje në qeveri, por në mundësimin e reformave konsensuale si ajo kushtetuese, e drejtësisë, reforma zgjedhore…etj., mendoj do jetë një gjë pozitive…”, vijon Mediu në intervistën e tij.

Po sa i mundshëm është një koalicion tjetër PD – LSI  apo mbetet një presion?

Që kur shpërthyen akuzat e Tom Doshit ndaj Ilir Metës, PD e ashpërsoi qëndrimin e saj nga ish –aleatit dhe kreut të LSI-së. Për herë të parë opozita e drejtoi gishtin ndaj Metës me anë të ish –kryeministrit Berisha në parlament. Pak ditë më pas gjuhën e ashpërsoi edhe kryetari Basha. Kthesa e demokratëve befasoi edhe vetë Metën. Gjatë fushatës së vitit 2013, PD u tregua e kujdeshme për të mos e bërë Metën pjesë të akuzave. Por një qasje e ndryshme u vu re në këto zgjedhje. PD e akuzoi Metën si personin përgjegjës për ngritjen në këmbë të  makinerisë së blerjes së votës. Akuza të drejpërdrejta u lëshuan ndaj Metës në parlament nga Astrit Patozi e Fatmir Mediu për presione dhe tentativa për të manipuluar procesin në Vorë. Po ashtu edhe nga Lulzim Basha, thuajse në çdo deklaratë të bërë gjatë dhe pas përfundimit të zgjedhjeve, Meta ka qenë në qendër të një morie akuzash.

Zëra në PD thonë se kjo qasje mund të jetë pjesë e një strategjie të njëjtë që përdori Rama për ta tërhequr Metën nga vetja. Ai e sulmoi atë për 4 vjet me radhë derisa "e detyroi" të largohej nga Berisha. Rezultati i zgjedhjeve vendore që e konfirmon LSI -në si forcë të tretë dhe me vota në rritje, mund ta bëjë sërish aleatin e lakmueshëm dhe komerdare për të arritur sërish bregun e fitores. Këto zgjedhje sollën gjithashtu një ftohje mes Ramës e Metës, pas akuave të LSI se të paktën në bashkinë e Pogradecit kandidati i saj humbi si pasojë e pazareve. Në LSI besojnë se PS ka punuar kundër kandidatëve të saj edhe në bashki të tjera. Në PD, zërat për bashkim me LSI po riaktivizohen pikërisht pas këtyre zhvillimeve

Por asnjehere nuk ka siguri ne politike. Ditet e fundit nje person i njohur ka bere vajtje-ardhje Gjiri i Lalzit-PD dhe kthim, i monitoruar nga sherbimet e Saimir Tahirit.

SHKARKO APP