Mediu në Durrës: 2021, vit i rëndësishëm për shqiptarët
Ndalesa e radhës e Kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte në qytetin e Durrësit ku zhvilloi edhe një takim me strukturat e kësaj partie . Duke ju referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Mediu në fjalën e tij theksoi se 2021, është një vit i rëndësishëm jo vetëm për jetën e shqiptarëve por edhe për të ardhmen e vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian.
“A jemi në ato standarde që duam për tu bërë vend i Bashkimit Evropian, për më tepër ëndrra jonë Evropianë është më afër apo më larg. Shtatë vite rresht Bashkimi Evropian, ka refuzuar hapur Ramën nuk ka refuzuar shqiptarët por ka refuzuar një qeverisje të korruptuar një regjim të korruptuar i cili ka kufizuar liritë dhe të drejtat tona”
Kryetari Fatmir Mediu nuk la pa përmendur edhe sfidat që e presin opozitën para këtyre zgjedhjeve parlamentare , ndërsa tha se zgjidhja e vetme është bashkimi i shqiptarëve nga opozita për të larguar nga froni këtë qeveri aktuale.
“Çdo moment që kalon, është në dëm të qytetarëve shqiptarë. Çdo moment që kalon, është në dëm të opozitës shqiptare. Opozita shqiptare duhet të vijë në radhë të parë, në një marrëdhënie të re me shqiptarët, në një marrëdhënie për të bashkuar shqiptarët, për të bashkuar veten. Mënyra për të bashkuar shqiptarët është për të krijuar ide të qarta dhe qëndrime të qarta se çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta ndryshojmë këtë realitet, duke u nisur nga eksperiencat e vjetra, pozitive, por duke ndërtuar dhe marrëdhënie të reja”
Në mbyllje të këtij takimi Mediu u shpreh se është shumë e rëndësishme që ne zgjedhjet e ardhshme shqiptarëve tu kthehet liria e munguar në mënyrë që situata e jetesës në Shqipëri të marrë rrjedhën e duhur për të garantuar që Shqipëria demokratike me synime të qarta siç ishte anëtarësimi i vendit në Nato në vitin 2005 brenda një katër vjeçari