Mediu ngushëllon familjen dhe kolegët për ushtaraken Zarife Hasanaj
Kryetari i Republikanëve shqiptarë dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së ushtarakes shqiptare në Letoni.
Postimi i Fatmir Mediut
Të dashur miq
Sot është një ditë e vështirë mbas humbjes së jetës në krye të detyrës së nëntetares Zarife Hasanaj.
Ngushëllime familjes të afërmve dhe kolegëve të saj në FA.
Zoti u dhëntë forcë dhe kurajo t’i kalojnë këto momente të vështira.
Ushtarakët meritojnë respekt dhe nderim për punën dhe përkushtimin e tyre në emër të atdheut dhe nderit.
Sot përgjegjësitë dhe sfidat janë më të mëdha përballë FA si preserve NATOs, të cilat kërkojnë sakrifica
Po ashtu ju uroj shërim të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë të plagosur në mision.

KOHA JONË SONDAZH

