Mediu: Opozita në gjykatë, qeveria në karrige

Kreu i PR-së, deputeti Fatmir Mediu ka folur pas seancës së radhës që është mbajtur në gjykatë për çështjen Gërdeci. Ai tha se kemi të bëjmë me një drejtësi politike pasi procesi nuk ka bazë kushtetuese dhe juridike. Po ashtu ai tha se opozita është në Gjykatë dhe Qeveria në karrige, duke hedhur akuza ndaj qeverisë për ndërhyrje në drejtësi. ”Në qoftë se nuk respektohet Kushtetuta e vendit, në qoftë se nuk repektohet ligji, në qoftë se fillon një proces kur është i parashkruar, në qoftë se gjyqtarët marrin atributet e legjislatorit të shkruajnë ligjet, në vend që të zbatojnë e respektojnë ligjet, besoj padyshim nuk është çështje drejtësie. Kemi një drejtësi politike. Unë dua të them se ky është një proces që nuk ka bazë kushtetuese dhe jurdikie dhe përderisa nuk ka asnjërën nga këto të dyja nuk mund t’i vë emër tjetër”,– tha Mediu.

 

SHKARKO APP