Mediu për Marko Bellon: Ishte politikan pa komplekse, ministër dhe deputet mendjehapur

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e ish-deputetit socialist Marko Bello, si pasojë e Covid-19. Mikun e tij, Mediu u ka cilësuar si një politikan pa kompleske, si dhe ministër dhe deputet mendjehapur. ”Marko ishte politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendjehapur dhe i ndershëm. Mbi të gjitha mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë”,-shkruan Mediu në facebook.

Postimi i plotë

Me hidhërim të madh mora lajmin se Miku ynë Marko Bello ndërroi jetë, në luftë me Covid-in. Marko ishte njeri plot jetë që mbushte me gëzim e të qeshura çdo ambient ku ishte prezent. Marko ishte politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendjehapur dhe i ndershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi të gjitha mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë. Ky është një moment i vështirë për Ne miqtë e tij, por veçanërisht për Silvën, femijët dhe familjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lutemi që Zoti të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë.U prehsh në paqe miku im. Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen dhe humorin tënd.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?