Mediu: Përballë kemi një kundërshtar i cili ka organizuar regjimin më të inkriminuar, kërkon të vjedhë votën

Kreu i PR-së, njëherësh edhe kandidat për deputet në koalicionin ”PD-Aleanca për Ndryshim”, zhvilloi një takim me kordinatorët e njësisë nr.9 në Tiranë, ku tha se përballë kanë një kundërshtar i cili ka organizuar regjimin më të korruptuar dhe më të inkriminuar në historinë e pluralizmit politik.

Nga ana tjetër, Mediu tha se e vetmja mënyrë për t`a ndryshuar këtë situatë është që ne t`i kthehemi me mirëkuptimin me njëri-tjetrin, dhe që opozita duhet organizuar në çdo qendër votimi.

”Në anën tjetër kemi një bashkim, koalicion të partive politike, pra kemi një bashkim të partive politike dhe të shqiptarëve dhe Rama është në vetminë e tij, dhe po ta shikoni sulmet që ai bën, i bën karshi koalicionit, por duhet të kuptojmë që ky koalicion merr vlerë në qoftë se nga një bashkim politik, të kthehet në një bashkim i të gjithë shqiptarëve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Me një program dhe ide të qartë për secilin nga ne, të kuptueshëm, të lexueshëm nga cdo qytetarë i thjeshtë, intelektual, njerëz të cilët duan të bashkohen në rrugëtimin për të ndryshuar Shqipërinë”,-tha Mediu.

Fjala e plotë

Ne jemi në momentin më të vështirë të historisë sonë kombëtare dhe kemi një kundërshtar, i cili ka organizuar regjimin më të korruptuar dhe më të inkriminuar në historinë e pluralizmit politik, i cili çdo moment mendon si do të vjedhë jetën tuaj, votën tuaj, si do shkatërrojë familjet tuaja, Shqipërinë dhe interesin kombëtar, vetëm për interesat dhe qëllimet e tij të pushtetit dhe klanit korruptiv që është rreth e rrotull tij.

Në anën tjetër kemi një bashkim, koalicion të partive politike, pra kemi një bashkim të partive politike dhe të shqiptarëve dhe Rama është në vetminë e tij, dhe po ta shikoni sulmet që ai bën, i bën karshi koalicionit, por duhet të kuptojmë që ky koalicion merr vlerë në qoftë se nga një bashkim politik, të kthehet në një bashkim i të gjithë shqiptarëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, me një program dhe ide të qartë për secilin nga ne, të kuptueshëm, të lexueshëm nga cdo qytetarë i thjeshtë, intelektual, njerëz të cilët duan të bashkohen në rrugëtimin për të ndryshuar Shqipërinë.

Secili duhet t`i bëjë një pyetje vetes kur është në familje; A i ka sot mundësitë që ka pretenduar dhe besuar, që do të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri? Të rinjtë sot, mbi 70%, duan të largohen nga Shqipëria. Mbi 90% e njerëzve që kanë vajtur për t`u arsimuar dhe edukuar sepse besojnë në vlerën e edukimit dhe kanë dashur të kontribuojnë në vendin e tyre, nuk duan të kthehen më në Shqipëri, sepse shikojnë një pamundësi për të bërë karrierë, për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe për t`i kontribuar familjeve. Shikojmë prindër, të cilët në dhimbjen e tyre i thonë fëmijëve largohuni që këtu, shkoni jashtë, ndërtoni dicka larg këtij vendi. Një mungesë besimi tek e ardhmja, dhe kjo është e dhimbshme.

Vlera më e madhe e shoqërisë shqiptare në histori, e cila ka krijuar kohezionin social, por dhe një marrëdhënie të shëndoshë, ka qënë familja shqiptare. Familja ka qënë gjëja më me vlerë. Nuk ka gjë më të mirë për një prind, sesa të shikojë të ketë fëmijët e tij afër, të punojnë dhe të jetojnë me ta. Por padyshim në këtë mungesë mundësie, kërkon që ata të jenë sa më mirë, larg, por nuk mund të ketë më mirë për një fëmijë se sa të shikojë që prindi të gëzojë marrëdhënien me të, të flasë, të diskutojë me të, të jetë afër tij, sepse prindërit na kanë dhënë cdo gjë, na kanë dhënë jetën e tyre, shpirtin e tyre, na kanë dhënë cdo gjë për t`u arsimuar, edukuar dhe për të gëzuar shanse dhe mundësi në jetën tonë.

Ne ju kemi dhënë shumë thinja të bardha, ndonjëherë ju kemi dhënë dhe mundime me ato që kemi bërë, dhe ne duhet të shikojmë, jo vetëm interesin tonë, se cfarë bëjmë ne, por dhe si i respektojmë dhe gëzojnë dinjitet dhe ata. Shikoni kë kemi kryeministër, një njeri që nuk ka asnjë lloj limiti njerëzor, një njeri që vetëm shan, fyen, përbuz cdo ditë. E vetmja mënyrë për t`a ndryshuar këtë situatë është që fyerjes dhe përbuzjes së tij, sharjes, ne t`i kthehemi me mirëkuptimin me njëri-tjetrin, dashurinë për njëri-tjetrin dhe respektin për familjen dhe vendin tonë. Por duhet organizuar opozita në cdo qendër votimi, cdo republikan, cdo demokrat.

SHKARKO APP